Xhavit Haliti nga PDK-ja është i idesë se Kosovës i duhet një
qeverisje gjithëpërfshirëse.
Ai tha se kjo duhet të ndodhë me qëllim që për Kosovën të zgjidhet ngërçi politik, në të cilin është zhytur vendi prej kohësh.
Haliti ka “befasuar”, pasi nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të ofrimit partneritet
qeverisje nga ana e PDK-së, subjektit më kritik ndaj saj, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dicka ka funksionuar dikur në mes Thacit dhe
Albin Kurtit. Mund të funksiononte një qeveri PDK- VV”, ka thënë
Haliti në emsionin Zona B në Klan Kosova.
Ai ka shtuar se “populli i Kosovës do ti urrej të gjithë politikanët, nëse ata nuk mendojnë për të ngritur institucionet e shtetit”./albeu/
Shtuar më 01/09/2014,
ora 21:33