Xhavit Hajdari shkon në burg
Pëlqej
Nga data 11 gusht, Xhavit Hajdari ndodhet në burgun e Smrekonicës, ku do të vuajë dënimin për 1 vit për veprën penale "marrje rryshfeti".

Xhavit Hajdari, ish-drejtor i Spitalit të Gjilanit dhe pjesë e kryesisë së LDK-së dega në Gjilan pas shumë ankesave dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme më në fund është dorëzuar dhe është bërë burrë, pasi ka vendosur që ta vuaj dënimin prej një viti.

Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se Xhavit Hajdari që nga data 11 gusht 2014 ndodhet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Hajdari ka bërë ankesa si në Gjykatën e Apleti, edhe në atë Supreme, por që të dyja nuk e kanë ulur dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Për cfareu akuzua dhe u dënua Xhavit Hajdari

Xhavit Hajdari eshte gjetur fajtor se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” ku kishte kërkuar shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.

Fillimisht i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme e me qëllim përfitimi të dobisë pasurore kërkon nga e dëmtuara shumën prej 500 eurove në muaj në mënyrë që kompania e të dëmtuarës të mund të vazhdonte ofrimin e shërbimeve për spitalin e Gjilanit, në të cilën kërkesë e dëmtuara nuk pranon nën pretekstin se është e papërballueshme për të dhe më pas i pandehuri zbret shumën e kërkuar në vlerë të 200 eurove në muaj.

Pasi merren vesh i pandehuri dhe e dëmtuara me vajzën e saj takohen tek restoranti “Bujana” ku e dëmtuara nxjerrë shumën prej 2000 eurove, dhe ia dorëzon në dorë të pandehurit i cili i merr paratë dhe i fut në xhepin e majtë të këmishës dhe arrestohet nga policia në flagrancë./albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori