Xhavit Drenori padit Thaçin në Gjykatën Kushtetuese
Rrugës për në Gjykatën Kushtetuese është nisur një lëndë, nëpërmjet së cilës presidenti Hashim Thaçi pandehet për pasojat që është duke i prodhuar nëpërmjet përcaktimit për ta mbajtur të bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kërkesa në gjykatë do të dorëzohet nëpërmjet Avokatit të Popullit, shkruan sot Koha Ditore.

Iniciativa nuk ka ardhur nga niveli qendror. Është nga ai lokal. Më saktësisht nga Drenasi, një bastion ky që PDK-ja e ka pasur për gati dy dekada, sa është drejtuar nga Thaçi.

Pasojat e paralizimit të KQZ-së nga mospërmbushja e detyrimeve kushtetuese të presidentit, janë duke i ndierë Xhavit Drenori e Gentrit Gërguri. Më 29 mars të këtij viti, Drenori ka dhënë dorëheqje nga mandati i anëtarit të Kuvendit të Komunës dhe për këtë e ka njoftuar KQZ-në.

Mbështetur në nenin 10 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, KQZ-ja ka qenë e obliguar ta zëvendësojë me Gërgurin, i cili është kandidat i radhës që gjendet në listën e rirenditur të kandidatëve të të njëjtit subjekt politik.
Shtuar më 05/06/2018, ora 07:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori