Tevez i thotë lamtumirë futbollit, argjentinasi var këpucët në gozhdë

Carlos Tevez i thotë lamtumirë futbollit.

38-vjeçari argjentinas, dikur lojtar i Manchester United, City dhe Juventus, konfirmoi zyrtarisht pensionimin e tij, duke deklaruar se ai nuk mund të vazhdonte të luantë pas vdekjes së babait të tij adoptues.

Tevez luajti ndeshjen e tij të fundit 13 muaj më parë me Boca Juniors, klubi në të cilin ai nisi karrierën e tij si futbollist profesionsit.

“Kam dal në pension, e konfirmoj. Kam shumë oferta, madje edha nga USA. Por kjo ishte e gjitha, dhashë gjithçka”, u shpreh ish-sulmuesi i klasit botëror. Argjentinasi tani mund të fillojë një punë si trajner./ h.ll/albeu.com