Xharra- Shpendit: Prano që të ka kap për hunde Dardan Molliqaj
Anëtarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Arbana Xhara, ka kritikuar Shpend Ahmetin, i cili ka akuzuar mediat se kanë ndikuar në rënie të votave.

Xharra në një postim në Facebook i ka thënë Ahmeit që s’ka arsye të viktimizohet, pasi siç thotë ajo, duhet të pranojë se e ka ngreh për hunde Dardan Molliqaj.

Ky është postimi i plotë i Xharrës:

Shpend, mediat s’i kane fajet qe keni ra me vota, por faktet qe i lexuan drejt qytetaret e Prishtines.

Ju keni ndertu kauza kunder nepotizimit, doli qe keni punesu 500 militante.

Keni shky fytin kunder korrupsionit e tenderave, iu zbuluan lidhjet me kompani te zyrtareve te Vetevendosjes.

Keni fole kunder luksit, iu dolen jahtat e villat.
Pra, Shpend, mos u viktimizo, prano qe te ka ngreh per hunde Dardan Molliqaj, e qe s’te ka vet kerkush kurgjo! /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2017, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori