Xharra rrëfen momentin e sulmit: Më tërhoqën nga flokët, tjetri më mbante këmbët (VIDEO)
Pëlqej
Arbana Xharra e cila së fundmi ka aderuar në Partinë Demokratike, ka rrëfyer sulmin që iu bë mbrëmjen e së premtes në garazhin e shtëpisë së saj vetëm 2 ditë pas aderimit në PDK.

Xharra ka treguar se kur ishte nisur nga Shqipëria, kur kishte qenë e ftuar në një emision të drejtpërdrejtë, ndërsa ka bërë të ditur se më kishte ardhur deri në Prishtinë.

Ish-gazetarja në emisionin "Komiteti" rrëfen se nëse i ka parë sulmuesit dhe si kishte arritur më pas të kontaktonte dikë për ta dërguar në spital.

Sipas saj, qëllimi i sulmuesve ishte që ta lëndonin dhe se ajo ka marrë lëndime të rënda.

"Ishin dy. Njëri më shkulte nga flokët ndërsa tjetri më mbante nga këmbët. E pash që ishin dy persona", ka rrëfyer Xharra.

Ajo ka folur edhe për reagimin e familjes, kur u njoftuan për sulmin ndaj saj dhe ka treguar se çfarë u kishte thënë fëmijëve të saj, kur i kishin parë shenjat në trup. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori