Xharra: Haradinaj është i fundit që mund të flasë për shkollë
Pëlqej
Ish gazetarja Arbana Xharra, tashmë pjesë e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’u kërkojë falje të gjithë gazetarëve.

Ky reagim ka ardhur pasi Haradinaj gjatë ditës së sotme u tha gazetarëve në një konferencë për media të shkojnë në shkollë dhe se shumica e gazetarëve nuk dinë të lexojnë anglisht.

“Gazetare mos u tutni me bo pyetje, e sa për shkollë, politikanet janë të fundit që mujin me iu fole për këtë temë! ” ka shkruar Xharra në FB./albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori