Dhëmbë për dhëmbë! Luftë për kreun e PD, Lulzim Basha i përgjigjet prerë Sali Berishës (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha po mban një deklaratë për mediat ku ka folur hapur, qartë dhe prerë në lidhje em nismat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët, Basha deklaroi i prerë se në PD nuk do të ketë as Kuvend e as referendum për të shqyrtuar vendimet e SHBA.

Kjo deklaratë e fortë e Bashës vjen pas paralajmërimit të Berishës ditën e djeshme nga Fieri që do të mbledhe Kuvendin e PD për të rrëzuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për 8 vite me radhe Rama më ka akuzuar për kukull të Berishës, dhe tani Berisha më akuzon si kukull e Ramës, e para është gënjeshtër dhe dyta nuk ndodh kurrë.

PD po ecën , do ti prijë betejes popullore për ndryshim që vjen vetëm nga largimi i regjimit dhe kthimit në shinat e demokracisë, ky është misioni i PD dhe i imi, deri në fund.

Sa i përket pretendimeve për Kuvend dhe referundume në PD për të marrë shqyrtim vendimet e Amerikës nuk ka për të patur, objektiva jonë përballja me Ramën, s’ka për të patur kuvend të PD që shqyrton vendimet e Amerikës.

Pjesë nga fjala e Berishës në Fier:

Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot do t’ju ftojmë që të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave dhe njerëzve që marrin përgjegjësi dhe që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetëra mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës.

Më shumë se ju Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD unë kam mbështetur kryetarin e PD, asnjëri nga ne kurrë ndonjëherë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë një ditë i marr peng do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD. Secili nga ju ka të drejtë të shtrojë një pyetje:

“Doktor e ka për vete këtë nismë apo për PD?”. Ju jap fjalën që e kam për PD për anëtarësinë e PD. Ne kemi një fjalë të urtë: “Më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur”, ndaj dhe ne ndalemi këtu./albeu.com/

 

 


Shtuar 22.09.2021 11:36