Xhandarmëria serbe po vret kosovarë në kufi
Pëlqej
Dy personat që kaluan kufirin dhe shkuan në Serbi, ku ndodhi dhe aksidenti, ende nuk dihet se ku janë dhe se si trajtohen.

Nga mediumet serbe është thënë se një shqiptar është vrarë dhe tjetri është plagosur e mbahet në Nish, por se familjarët nuk kanë asnjë informacion për të afërmit.

Safet Zeqiri, vëllai i Naim Zeqirit nga Llausha e Podujevës, i cili është në duar të shtetit serb, i plagosur, ka thënë për “Zërin” se nuk kanë asnjë informacion për fatin e familjarit të tyre.

Ai është ankuar se askush nga qeveria e Kosovës nuk iu ka dhënë asnjë informacion.

Safeti tregon se madje është fyer nga policia e shtetit të vet, pasi forca policore kanë hyrë në shtëpinë e famijes Zeqiri dhe kanë nisur ta bastisin atë.

Ndërkaq, Behxhet Shala nga KMDLNJ ka thënë se në mungesë të qeverisë funksionale Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të kontaktojnë me palën serbe dhe me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të interesohen për fatin e shtetasve të Kosovës.

Ndërsa, Naim Rashiti nga Grupi i Ballkanit për politika ka thënë se ky rast është problem dhe për faktin se Kosova nuk ka qeveri për momentin. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori