Xhamajka hedh poshtë deklaratën e Thaçit: Nuk e kemi njohur Kosovën
Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë lajmin për këtë njohje e ka dhënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, ndër të tjera ka thënë se kjo njohje vjen edhe si pasojë e kontributit të madh të kongresmenit amerikan Eliot Engel.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se XhamaJka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.
Shtuar më 21/02/2020, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori