Shpërthimi i bombolës në Korçë, pronarja e shtëpisë mes lotësh: Shyqyr që më shpëtoi djali

Ka folur për mediet, pronarja e shtëpisë në Korçë, ku shpërtheu bombola e gazit.

Nga shpërthimi mbeti i lënduar djali i pronares së shtëpisë, Shpresa Gjoka.

E tronditur nga ngjarja, ajo është shprehur se në momentin e shpërthimit në shtëpi ka qenë vetëm i biri i cili është dëmtuar.

Për fat të mirë 40-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore.Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë në të shkretët që jemi të sëmurë.Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer mes lotësh pronarja e shtëpisë./albeu.com/


Shtuar 30.01.2023 16:47