Xhama të thyer, makina të mbetura në rrugë, krejt çka ka mbetur pas aksionit në veri

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në veri të vendit.

Aty u arrestuan një numër i zyrtarëve policorë serbë si dhe persona të tjera që dyshohet se ndërlidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën

E gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë nga disa persona të cilët kanë shtënë me armë.

Si pasojë, katër policë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.

Mediat serbe kanë publikuar fotografi nga qyteti i Zubin Potokut, ku shihen veturat e dëmtuara nga breshëria e plumbave që është shkrepur mëngjesin e sotëm atje.
Shtuar më 28/05/2019, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori