Largimi i Agron Çelës nga PL, a rrezikon Shkodra të fitohet nga e majta? Meta: Në 6 mars Berisha “i shqepi” të gjithë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për gazetarët.

Ndër të tjera ai u pyet edhe për largimin nga partia e tij të Agron Çelës, i cili u bashkua me PS-në.

Meta si përgjigje, kujtoi rezultatin e 6 marsit, kur Berisha fitoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ai tha se Berisha i “shqepi” të gjithë kur ishin bashkë.

“Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka kut. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na shmang nga fitorja. Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët, E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë”, tha Meta./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 14:33