Xhaferri: Ministrat shqiptarë nuk janë kukulla
Ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk janë "kukulla" në qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky është mendimi i zv/kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi, i cili ka thënë ndër të tjera se përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe politikanë të opozitës janë të margjinalizuar kur thonë se ministrat shqiptarë janë vetëm dekor.

Sipas tij, xhelozia dhe margjinalizimi janë dy arsyet pse ata shprehen në mënyrë të tillë, ka thënë Xhaferri në një intervistë për Zërin.

“Nuk është e drejtë të thuhet se elektorati shqiptar qenka i verbër dhe në vazhdimësi po e zgjedh një subjekt politik që është vetëm dekor në Qeverinë e Maqedonisë”, thotë Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori