Xhaferi: Ramiz Cërnica, simbol i rezistencës kombëtare
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dje mori pjesë në Akademinë kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit Ramiz Cërnica në Gjilan të Kosovës. Kjo Akademi mbahet në kuadër të aktiviteteve që organizohen me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe Flamurit kombëtar.

Xhaferi tha se ka personalitete në historinë e një kombi të cilët lanë jo vetëm shenja të thella në historinë kombëtare, por jeta dhe vepra e tyre, flijimi i tyre për kombin dhe gjeneratat e reja siç pohoi, "kanë qenë dhe janë edhe shtylla të rëndësishme mbi të cilat më vonë por edhe sot ndërtohet çështja dhe kauza kombëtare", njofton Zhurnal.

"I tillë ishte Ramiz Cërnica i cili gjatë gjithë jetës së tij kishte vetëm një moto dhe e cila mbeti si simbol i bashkimit kombëtar, e kjo ishte motoja e tij e thënë burrërisht në Kuvendin e Prizrenit, "me Serbinë jo , me Shqipninë po"!

Nuk ishte i rastësishëm kjo burrëri dhe atdhedashje tek Ramiz Cërnica, trashëgimia e dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut ishte e trashëguar nga i ati i tij , Halim Ahmeti i njohur si Mulla Ahmeti.

Prandaj ai që në moshën e re i frymëzuar dhe edukuar nga Mulla Halimi, luftëtar i denjë i lirisë, por edhe nga tradita patriotike e familjes dhe bashkëkombësve të tij që në fillim të viteve të 20 të shekullit të kaluar, hyri në Lëvizjen kombëtare të cilës edhe përkundër sakrificës së madh të tij dhe familjes më të ngushtë të tij i mbeti besnik deri në vdekje”, tha zv/kryeministri Xhaferi.

Sipas Xhaferit, guximi i madh dhe vetëflijimi për popullin e tij që e bëri Ramiz Cërnicën shënjestër dhe viktimë të regjimit serb, "ai u ndoq dhe u persekutua tërë jetën e tij , u burgos disa herë, madje edhe me 20 vjet burgim, por edhe përkrah kësaj ai asnjëherë nuk u gjunjëzua".

Ai nënvizoi se ky mos-gjunjëzimi i tij dhe veprimtaria patriotike, idealet e tij e ngritën Ramiz Cërnicën në një figurë historike të Lëvizjes Kombëtare.

"Ai gjithmonë qëndroi në piedestalin , si një udhërrëfyes për të gjithë brezat e ardhshëm , si një simbol i rezistencës popullore. Nuk mundet të mos përmendim guximin e jashtëzakonshëm dhe patriotizmin e madh të cilin shfaqi Ramiz Cërnica në Kuvendi e Prizrenit të mbajtur në 8 deri më 10 Korrik të vitit 1945 , në të cilën ai si përfaqësues i popullit të rrethit të Gjilanit me të gjithë madhështinë e tij i doli përballë tradhtisë e cila ju përgatit Kosovës dhe popullit të saj , duke treguar pjekurinë dhe vizionin e rezistencës së ardhshme të Kosovës kundër pushtuesit serb.
Dëshmoi kjo besën të cilën ai i kishte dhanë popullit të tij të cilën ai nuk e prishi deri në frymën e fundit, ‘unë dua të jem pranë popullit dhe të mirën e të keqen ta ndaj me të’. Kurrë nuk do të ik nga vendi im , por këtu do të vdes" thoshte patrioti i shquarRamiz Cërnica", do të shtojë në fjalimin e tij zv/kryeministri Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2012, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori