“Irani nuk do ta fitojë betejën”, Berisha: E-albania është shndërruar në aeroport që bombardon Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha sot është ndalur tek sulmet kibernetike në vendin tonë. Në një konferencë për gazetaret, ai tha se portali e-albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosovë.

Berisha u shpreh se është emergjente ndërhyrja e aleatëve. Sic tha ai Irani nuk mund të fitojë dot këtë betejë dhe nuk mundet te intimidoje dot Shqiperine.

Po ashtu, Berisha u shpreh se Shqipëria e ka pasur zyrën për mbrojtjen kibernetike, por e shkriu Rama sepse i quajti spiunë dixhitale.

“Sistemet dixhitale, portali e albania është shndërruar në një aeroport që bombardon sistemet në Kosove, i përdorur nga këta hakera. Po, kjo është e sigurt. Në këtë mes, ky është një agresion ndaj dy vendeve. Ndaj dhe mbrojtja, Shqipëria ka nevojë për një ndërhyrje urgjente nga partnerët tanë për stabilizimin e këtyre sistemeve. Irani dhe Koreja e Veriut sulmojnë shumë sisteme, por pa sukses, sepse ekziston ajo që quhet mbrojte kibernetike, që Rama e shkatërroi sapo erdhi në pushtet. Kishte një njësi, që varej nga Kryeministri dhe paguhej për mbrojtjen kibernetike, e shkriu se e quajti spiun dixhital.

Thirrja ime është një ndërhyje emergjente. Irani nuk mund dhe nuk do ta fitojë këtë beteje, nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, një opozitë që lufton për dinjitetin e Iranit”, tha Berisha.