WSJ: Priten arrestime imamësh në Kosovë
Pëlqej
Gjigandi Wall Street Journal shkruan lidhur me operacionin e Policisë së Kosovës, forcat speciale të së cilës arritën të vënë në pranga 40 persona të dyshuar për terrorizëm.

Gazeta shkruan se ky operacion ka bërë të mundur kapjen e atyre personave që kanë nxitur islamin radikal në vend.

Në artikull cilësohet se janë vënë në pranga vetëm persona që janë përfshirë fizikisht në luftëra dhe jo personat që kanë nxitur frymën e radikalizmit, që dyshohet të jenë edhe imamë.

“Unë kam autorizuar mbrëmë një operacion të gjerë për të gjetur dhe arrestuar pjesëtarët e dyshuar të grupeve që luftuan në Siri dhe Irak. Mund të konfirmoj se 40 persona janë arrestuar deri më tani, por janë gjetur edhe eksplozivë, armë dhe materiale të tjera në disa nga 60 lokacionet që janë bastisur gjatë këtij operacioni”, tha kryeministri Hashim Thaçi.

WSJ thotë më tej se Kosova, një shtet që u shpall i pavarur më 2008-të, me shumicë të popullsisë myslimane, po mundohet të zhdukë ekstremizmin. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori