Policia i gjeti në servis makina dhe targa të vjedhura, në kërkim babi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja

Polica e Elbasanit ka vijuar punën për arrestimin e grupeve kriminale.

Gjatë aksionit të kryer në servisin në pronësi të shtetasit Fejzullah Çapja babi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja në lagjen Emin Matraxhiu, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019.

Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Burimet bëjnë të ditur se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.

Dyshohet se 64-vjeçari ndihmonte të birin në aktivitetin kriminal, ndaj Fejzullah Çapjas janë ngritur 3 akuza.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Çapja do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”./albeu.com