Wisner: Marrëveshja forcoi sovranitetin e Kosovës
Frank Wisner shprehet se më në fund kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila konfirmon para së gjithash kufijtë e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, sovraniteti i Kosovës është forcuar. Kushtetutshmëria, institucionet, gjyqësori dhe policia e Kosovës tash shkojnë në veri, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen.

Entiteti sovran i quajtur Kosovë tash është më i fortë”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.

“Së treti, këto bisedime kanë hapur perspektivë për ekonomi më të mirë në një hapësirë paqësore”. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori