Wisner: Clinton në Kosovë do trajtojë dy çështje me rëndësi
Ish-përfaqësuesi i SHBA në bisedimet për statusin e Kosovës, Frenk Wisner thënë për Zërin e Amerikës, se sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, gjatë vizitës së saj në Kosovë do të përballet me dy çështje.

“E para është që të sigurohet që pala kosovare të jetë e bashkërenduar. Me dorëheqjen e presidentit Sejdiu dhe me perspektivën e zgjedhjeve në fillim të vitit të ardhshëm ka një corientim në hapësirën politike të Kosovës”, ka pohuar Wisner. Çështja e dytë sipas tij, është që sekretarja e Shtetit të përqendrohet tek vazhdimësia e përpjekjeve për njohjen e pavarësisë.

Ai ka porositur autoritetet në Prishtinë se është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojnë për një program të bashkërenduar për bisedimet me Serbinë.

Sipas tij, çështja e dytë me rëndësi kritike është që sekretarja të përqendrohet tek vazhdimësia e përpjekjeve për njohjen e Kosovës.

“70 vende e kanë njohur Kosovën, por më shumë duhet ta bëjnë një gjë të tillë që në sytë e botës të konsolidohet legjitimiteti. Sekretarja duhet të flasë me udhëheqësit e vendit për strategjinë dhe angazhimin drejt këtij synimi”, u shpreh Wisner. (albeu.com)
Shtuar më 12/10/2010, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori