Williamson flet për trafikun e organeve në Kosovë
Pëlqej
Clint Williamson, ish –kryeprokurori i Taskë Forcës së BE’së i cili ka hetuar trafikimin e organeve në Kosovë ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hodhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve i tij ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh, shkruan Zeri.

“Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv” ka thënë ai.

Williamson kishte takuar në Kosovë Hajredin Kuçin, Bajram Rexhepin dhe Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Jahjaga. Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.
Shtuar më 23/08/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori