Psikologia në Shkodër apel 27 vjeçares: Kërko ndjesë publike

Psikologia e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, ka reaguar përsëri lidhur me historinë Adrianës të bërë punlike në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Psikologia Antonjeta Pero, është shprehur se nuk është asgjë e vërtetë nga ato që ka thënë 27-vjeçarja. Mëngjesin e sotëm, ajo ishte e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ku edhe njëherë pohoi deklaratat që ka bërë në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës Pero i kërkoi Adrianës që të kërkonte ndjesë publike. “Adriana është akoma fëmijë dhe e ftoj qe të bëjmë bashkë një ndjesë publike. Të shkojë ku të dojë e të bëjë një ndjesë publike, e kjo të bëhet një mësim për shfrytëzuesin e saj”, u shpreh ajo.

Më tej Pero duke folur për shtëpinë e fëmijës, u shpreh se në qytetin e Shkodrës ka qenë një udhëzim që në jetimore të shkonin mësuesit më të aftë.

“Nuk ka ndodhur asgjë prej atyre akuzave. Madje unë me detyrën time, i kam ndjekur dhe i kam pyetur vajzat që kanë patur akuza të tilla. Ato janë trembur se kishin frikë me fol pasi ishin mësuar me fol gjëra të tjera jashtë. Në Shkodër ka qenë një udhëzim që në jetimore të shkonin mësuesit më të aftë”, u shpreh psikologia.

Kjo e fundit shton se duke qenë se shtëpisë së fëmijës nuk ka kush t’i dalë për zot, njerëzit flasin në këtë mënyrë. “Përbaltja është gjithmonë për përfitim”, tha Pero.


Shtuar 8.06.2020 07:49