“Më mirë vetëm”, Arbenita sapo zbuloi publikisht se është ndarë me Feron? (FOTO LAJM)

Arbenita dhe Fero, një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, e kanë kaluar të ndarë këtë periudhë pandemie. Fero ndodhet në Prishtinë ndërsa Arbenita në Londër, aty ku jeton e vepron prej vitesh.

Çifti gjatë kësaj kohe e kishin shprehur shpesh mungesën që ndjejnë për njëri-tjetrin duke publikuar edhe foto nga kujtimet e tyre apo pushimet së bashku. Mirëpo qëndrimi larg njëri-tjetrit, duket se ka sjellë edhe një krisje në marrëdhënien e tyre.

Fero dhe Arbenita e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe ka rënë në sy veprimi postimi i fundit modeles.

“Më mirë të mos kesh askënd, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty”, shkruan modelja.


Shtuar 18.04.2020 20:29