Wesley Clark, mysafir në Kosovë
Gjenerali amerikan Wesley Clark do të jetë mysafir në mbrëmjen e organizuar nga Fondi Kosovaro-Amerikan për edukim (“Një Mbrëmje me Gjeneralin Clark”), që do të mbahet në ora 19:00, të enjten, me 18 tetor 2012, në Hotelin Emerald në Prishtinë.


Gjenerali Clark është i njohur tek populli i Kosovës për rolin e rëndësishëm në lidershipin e tij për sjelljen e paqes në rajon, kur ai udhëhoqi Operacionin e Forcave të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, si Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë i NATO-s prej vitit 1977 deri më 2000. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori