Walker i mirëpret protestat
Ish-ambasadori i misionit verifikues të OSBE-së, William Walker ka vëzhguar për së afërmi sot protestat e lëvizjes Vetëvendosje në dalje të Podujevës, disa kilometra larg pikës kufitare në Merdarë.

Ai tha se ka ardhur që të shohë për së afërmi protestat për bllokimin e mallrave serbe në Kosovë, të cilat në javën e kaluar rezultuan me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

“Kam ardhur sot për të parë protestat, për të parë reagimin e policisë ndaj protestuesve. I kam parë raportet për protestat e javës së kaluar ku qeveria tha se policia ka vepruar në mënyrë proporcionale, por Amnisty International dhe disa OJQ-të të tjera kanë mendime të tjera se çfarë ka ndodhur. Kështu që kam dëshiruar të vij dhe ta shoh vetë se çka po ndodh.”, tha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Walker.

Walker nuk ka komentuar vendimin e Vetëvendosjes që të organizojë protesta në rrugë për bllokimin e mallrave serbe, por është shfaqur skeptik në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës karshi Kuvendit të Kosovës.

“Nuk i di detajet, e di që qeveria ia ka dalë të kthejë një akt parlamentar, dhe kjo më ngjall pak dyshimet. Por, frikësohem se nuk kam përgjigje të plotë në lidhje më këtë”, tha Walker, duke komentuar mocionin e iniciuar nga PDK-ja, të së premtes, i cili rrëzoi atë për reciprocitet me Serbinë, të miratuar më 7 dhjetor.

Ai tha se përderisa protesta është paqësore, nuk sheh arsye pse duhet kundërshtuar ajo.

“Kështu po ndodh në shumë pjesë të botës, bota po i mirëpret protestat publike në Siri, Libi, Egjipt, edhe këtu ka protesta, dhe nuk shoh pse duhet kundërshtuar këto
Shtuar më 22/01/2012, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori