Gary Neville vë në pikëpyetje vazhdimësinë e Cristiano Ronaldos

Ish-lojtari i Man United Gary Neville ka aluduar në Sky Sports për të ardhmen Ronaldos te Man United.

“Nuk jam i sigurt nëse do të vazhdojë, varet se kush është trajneri dhe cili është projekti për të. A dëshiron ai të ndërtojë një ekip të ri që është atletik dhe sulmues? Ai mund të dëshirojë lojtarë të rinj që në thelb luajnë përpara dhe mund të krijojnë një nivel të lartë loje”, tha Neville.


Shtuar 18.03.2022 14:21