Lëvizja Vetëvendosje ka ndjekur me shqetësim arrestimin e veprimtarit
shqiptar në Mal të Zi,
Naim Prelvukaj.
Naim Prelvukaj është arrestuar bazuar mbi një akuzë të mëhershme që i është ngritur si rrjedhojë e organizimit të protestave që janë zhvilluar për të kundërshtuar vendimin për ndërtim të një vendgrumbullimi mbeturinash në Komunën e Plavës, shumë afër
vendbanimeve dhe burimeve të ujit.
Ai ka qenë po ashtu luftëtar i UÇK-së dhe gjithnjë e ka vazhduar veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave të
shqiptarëve në Mal të Zi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon prej autoriteteve të Malit të Zi lirimin e menjëhershëm të
Naim Prelvukajt dhe respektimin e të drejtës së popullit
shqiptar autokton në Mal të Zi për të protestuar e për të marrë vendime mbi zhvillimin e
vendbanimeve të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014,
ora 16:02