VV: Të lirohen të arrestuarit në Therandë
Pëlqej
Gjatë ditës së sotme me qindra qytetarë të fshatit Mushtisht në Komunën e Therandës kanë protestuar kundër kthimit pa transparencë të qytetarëve serbë në fshatin Mushtisht.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në fshat dhe ka ndaluar disa protestues shqiptarë.

Lëvizja "Vetëvendosje", thotë se Komuna e Therandës nuk e ka bërë asnjëherë transparente listën e qytetarëve serbë që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Mushtishtin.

Duke u nisur nga masakrat që janë zhvilluar gjatë luftës në Komunën e Therandës, Lëvizja "Vetëvendosje" e gjykon kërkesën e qytetarëve të Mushtisht për transparencë në lidhje me listat si një kërkesë të drejtë dhe legjitime.

VV kërkon nga Policia e Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori