Kanye West do ribashkimin me Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Thuhet se ata po punojnë privatisht për të rindërtuar marrëdhënien e tyre. Reperi, Kanye West “dëshiron të rikthehet” me Kim Kardashian, sipas burimeve të Us Weekly, shkruan DailyMail.

Sipas të njëjtave burime, 44-vjeçari thuhet se “i sheh ata të dy së bashku përsëri dhe këtë dëshiron ta bëjë realitet”.

Javën e kaluar, Kim i befasoi të gjithë kur u shfaq e veshur me vello gjatë prezantimit të albumit më të ri të reperit “Donda”.

Thuhet se ata u larguan dorë për dore, pasi rikrijuan dasmën e tyre të vitit 2014 në skenë. Burimi i revistës vuri në dukje se “Kim mbështet Kanye dhe ishte e lumtur që ishte në skenë me një fustan nusërie”.

40-vjeçarja veshi një fustan të modës Balenciaga për ngjarjen e dëgjimit, duke dalë në skenën në Chicago për këngën e fundit, “No Child Left Behind“.

Ylli u shfaq së bashku me Kanye duke rikrijuar martesën e tyre që zgjati shtatë vjet, pavarësisht se ata u divorcuan në shkurt të këtij viti.

Ish-çifti janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.


Shtuar 1.09.2021 19:33