VV: Të ndalen hetimet për vdekjen e Astrit Deharin!
Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për medie ka deklaruar se dyshon se hetimet për vdekjen e Astrit Deharit nuk janë të drejta dhe transparente, dhe për këtë arsye, ata kërkojnë heshtjen e hetimeve.

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Vetëvendosjes, tha se dyshimet nisin që nga dita e parë kur drejtori i Policisë në Prizren Nexhnmi Krasniqi ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e përdorimit të medikamenteve.

Mirëpo për Vetëvendosjen është e pamundur që kjo strukturë e hetimeve të marrë pjesë në zbardhjen e rastit dhe se janë të brengosur me administrimin e provave pa prezencën e mjeko-ligjoreve të pavarur.

"Kjo është arsye thelbësore pse familja dhe VV-së nuk besojnë që duhet të bëhet përmes mjekoligjorëve pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve", ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund t'i besojnë këtij njeriu që është emëruar nga politika.

"Ekspertët e mjekëve ligjorë të familjes nuk janë lejuar me i ekzanminu provat qysh janë lejuar mjekët ligjorë nga prokuoria.

Mjekët nga familja e kanë ekzaminuar trupin por dhe jo provat rreth vdekjes së Astriti", ka deklraruar Molliqaj dhe ka shtuar se ekspertët mjeko-ligjorë të familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit. /albeu.com/

Shtuar më 10/11/2016, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori