VV: Qyteti të mbahet pastër
Shtabi zgjedhor i Prishtinës u bënë thirrje të gjitha shtabeve të Subjekteve Politike konkurruese për Prishtinë që të ruhet pastërtia e qytetit gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Thirrja ka të bëjë me ndalimin e përdorimit të posterëve/pllakateve, gjegjësisht materialit zgjedhor i cili ngjitet dhe nuk mund të tërhiqet pas përfundimit të zgjedhjeve!

"Jemi dëshmitarë të proceseve zgjedhore të mëparshme se si ky material propagandistik e ka ndotur qytetin tonë gjithandej, duke krijuar pamje të shëmtuara dhe në të shumtën e rasteve ishte edhe si nxitje për konflikte ndërmjet simpatizantëve të partive të ndryshme!

Duke besuar se puna juaj është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj dhe dashurisë që të gjithë ne kemi për Prishtinën shpresojmë në përkrahjen tuaj për këtë nismë"- thotë VV-ja. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori