VV: Protesta brenda Kuvendit deri në tërheqjen e marrëveshjeve
Pas sulmit të para disa minutave në ambjentet e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje merr përsipër gjithçka, përcjell Portali Albeu.

"Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia.

Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi", thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2015, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori