VV, projektbuxheti për përfitime përsonale
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur kundërshtim e tyre lidhur me projektbuxhetin për vitin 2012">2012. Ata kanë vlerësuar se ky projektbuxhet më tepër është përpiluar për interesat politike të individëve, se sa për interesatzhvillimit ekonomikë të vendit. Andaj si të tillë këtë projektbuxhe nuk do ta votojnë në Kuvend.

Në një konferencë për media, të martën, Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, ka pohuar se asnjë vij buxhetore për vitin 2012">2012 nuk është në frymën e zhvillimit ekonomik po në funksion të përfitimeve politike.

Sipas tij, planifikimi i Buxhetit për vitin 2012">2012 përkon me avazin e vjetër, i cili po vazhdon, dhe buxheti si instrument i cili definon këtë qeveri nuk është në përputhje të shpenzimeve afatmesme, por rrjedhimisht është instrument i cili e definon kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe është në kundërshtim me të.

Ai konsideron se në vend se të kemi një planifikim të mirë afatmesëm dhe prej këtij planifikimi të vijë buxheti, Qeveria po e bënë të kundërtën.
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori