E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Arrestohet aktivisti i VV-së në kufi
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar aktivisti Egzon Balaj sot derisa po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë.

Ai, sipas tyre, është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015.

"Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve, derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit.

Aktivistët e VETEVENDOSJE!-s dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur VETËVENDOSJE!-n ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit", njofton VV.


Shtuar më 02/05/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori