VV: Pensionet janė njė e drejtė, jo lėmoshė
Vetėvendosje
Lėvizja Vetėvendosje pėrmes njė komunikate pėr media, thekson se vendosja e njė sistemi pensional tė qėndrueshėm, solidar, tė integruar dhe tė barabartė qė garanton pensione stabile dhe tė mjaftueshme pėr gjeneratat e ardhshme por nė tė njėjtėn kohė pėrkujdeset pėr pensionistėt ekzistues, ėshtė i domosdoshėm pėr Kosovėn.



Vendimi i djeshėm i Qeverisė sė Kosovės, sipas kėsaj lėvizje ėshtė nė kundėrshti tė plotė me kėtė, sepse ėshtė vendim i cili nuk i trajton pensionistėt dhe problemin e sistemit pensional.


“Pėr mė shumė rritja e deklaruar, e qė nė pėrqindje duket e madhe pėrkthehet vetėm nė rritje prej 0.50 cent nė ditė. Qeveria konkretisht ėshtė siguruar qė pensionistėt tė kenė mundėsi vetėm pėr njė bukė mė shumė nė ditė”, vlerėson vetėvendosje.


Ky sistem pensional i vendosur nė Kosovė nė vitin 2002, sipas vetėvendosjes ka bėrė njė prerje tė menjėhershme nė mes dy formave tė rregullimit tė sistemit pensional, pra duke bėrė njė tranzicion tė padrejtė nga sistemi i gjeneratave nė atė tė vetėfinancimit, duke lėnė anash njė gjeneratė tė tėrė tė pensionistėve ekzistues tė cilėt kanė kontribuar.



“Qėllimi i kėsaj Qeverie nuk ėshtė reformimi i sistemit pensional, por shpėrqendrimi dhe shtyrja e problemeve. Qeveria aktuale sa herė ėshtė situatė ku shpėrfaqet qartazi pazotėsia e saj, bėn hapa tė kėtij lloji, hapa qė nuk zgjidhin problemin, por qė shpėrqendrojnė vėmendjen. Vendimi ad hoc i Qeverisė vjen si rrjedhojė e situatės sė pashpresė nė tė cilin gjendet ky kabinet qeveritar pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme”, thuhet nė kėtė deklaratė. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?