VV: PDK dhe Beogradi veprojnë kundër Kosovës
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar PDK-në dhe Beogradin zyrtar se të dyja punojnë kundër interesit të shtetit të Kosovës.

Në një komunikatë për mediat, VV-ja thotë se si PDK-ja, ashtu edhe Lista Serbe e shtynë seancën konstetuive, me qëllim që në Kosovë të mos ngrihen institucionet.

Kjo, sipas partisë së Kurtit dëshirohet nga ana e Serbisë.

“Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se shtyrja e seancës ishte e qëllimshme dhe e nxitur drejtpërdrejt nga partia e kryeministrit të shkuar e cila nuk po lë gur pa lëvizur në funksion të evitimit të ngjarjes e cila do ta shpallte fillimin e humbjes përfundimtare të krimit të organizuar në Kosovë. Në fakt, kjo nxitje e PDK-së u parapri nga urdhri publik nga Beogradi mbi atë se si duhet të duket Qeveria e ardhshme e Kosovës. Mirëpo, Serbia nuk mund të vendos për përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe kohën e formimit të institucioneve të Republikës sonë”, thuhet në reagim.

Lëvizja Vetëvendosje shprehet se Partia Demokratike e Kosovës duhet të sprapset nga uzurpimi i shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori