Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur sot sërish akuza ndaj Ministrit të Brendshëm Bajram
Rexhepi duke paralajmëruar sipas saj edhe
skandalin e radhës. Në një pronocim për mediat, deputeti i VV Rexhep Selimi ka paralajmëruar
skandalin e ardhshëm të MPB-së i cili do të jetë skandali me letërnjoftimet
biometrike.
“Pra së shpejti pritet shpallja dhe njoftimi për kontratë për furnizimin me letërnjoftime
biometrike. Nja dy herë e kemi përmendur drejtuar mediave për furnizim me ID elektronike. Pra, bëhet fjalë për letërnjoftime
biometrike që gjithsesi quhen ID elektronike në aspektin teknik. Ne dyshojmë se dosja e tenderit tashmë e përpunuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme e përgatitur me specifikacionet teknike të përshtatura për fituesin e ardhshëm. Le të jetë edhe ky një paralajmërim i radhës për
skandalin e radhës”, ka thënë Selimi.
Ndërkohë ai ka pohuar se mocioni për shkarkimin e Ministrit
Rexhepi në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar për shkak të votave të deputetëve të cilët kanë hyrë në parlament nëpërmjet vendeve të rezervuara. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013,
ora 15:55