VV padit nënkryetarin e LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Podujevë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe katër zyrtarëve komunal. Këtë e ka bërë të ditur dega e VV-së në Podujevë në një njoftim për media.
Në këtë komunikatë thuhet se një nga skandalet më të mëdha në historikun e qeverisjes së LDK-së në komunën e Podujevës, e që u përmend në Raportin e Auditimit për vitin 2017, ishte sipas tyre, edhe realizimi i pagesave pa pranimin e inventarit (mallrave) e që në këtë rast vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52.384 euro.

“Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave: Vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52,384 euro. Kryerja e pagesave në mungesë të pranimit faktik të mallrave ose të punëve bie ndesh me rregullat financiare për shpenzimin e parave publike dhe përbën rrezik të vazhdueshëm që Komuna të humbë paratë e dhëna. Gjithashtu, veprimet e tilla lënë hapësirë për dyshime se Komuna përfshihet në marrëveshje verbale joligjore me operatorët ekonomikë vetëm në mënyrë që pagesat t’u kryhet sa më parë operatorëve”, thuhet në raport.

Të involvuar në këtë rast ishin: Kryetari, Drejtori i Administratës, Drejtori i Financave , Zyra e Prokurimit dhe Menaxherët e Kontratave.

“Duke u bazuar në të gjeturat e mësipërme të Raportit të Auditimit do të bëjmë kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore kundër kryetarit Veliu dhe katër zyrtarëve tjerë komunal, në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së për zyrtarët komunal të cilët ishin të involvuar në realizimin e pagesave pa pranimin e mallrave, thuhet në njoftim.


Shtuar më 12/11/2018, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori