Një tifoz i kërkoi Pogbas të nënshkruante një fanellë të Man United, mos e humbisni reagimin e francezit (VIDEO)

Paul është i lumtur që po largohet prej andej.

Sezoni i dytë i Paul Pogba në Manchester United përfundoi këtë verë kur i skadoi kontrata.

Sipas raportimeve të mediave, Pogba tashmë ka nënshkruar kontratë me Juventusin.

Ai fluturoi për në Torino pasditen e së premtes dhe u përshëndet menjëherë nga fansat entuziastë.

Mesfushori ishte me humor të lartë dhe nuk e kishte problem të komunikonte me tifozët, të firmoste fanella dhe të bënte foto.

Por Pogba nuk firmosi të gjitha fanellat që iu dorëzuan.

Një tifoz i kërkoi Pogbas të nënshkruante një fanellë të Manchester United.

Pogba refuzoi dhe tundi gishtin në mënyrë mosmiratuese. /albeu.com/