VV nxjerr "certifikatën e mirënjohjes"së Lutfi Hazirit nga NASA
Lëvizja Vetëvendosje po mban një aksion simbolik në Gjilan, para Teatrit.

Ky aktivitet është organizuar nga aktivistët e qendrës së VV-së në Gjilan, me karakter ironizues lidhur me ngjarjet e fundit në komunë.

Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit, ka deklaruar se është nderuar me mirënjohje nga presidenti amerikan Donald Trump, çmim që i ka dhuruar, sipas tij, ambasadori Otto F.Von Feigenblatt.

Por ky i fundit, po hetohet si i dyshimtë. Ndërkohë, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se Otto Von Feigenblatt, që Zyra e Presidentit i dha titullin ambasador nderi, nuk ka lidhje me qeverinë amerikane.

Ambasada e SHBA-së konfirmon se “ambasadori” që nderoi Hazirin s’ka lidhje me qeverinë amerikane.
Shtuar më 07/07/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori