VV nuk e voton Haradinajn pa marrëveshje
Pëlqej
Deputetja e vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se pa marrëveshje paraprake me shkrim, VV-ja nuk do ta votojë për kryeministër Ramush Haradinajn.

“Ne nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim, me bllokun prej tre partive”, u shpreh Haxhiu.

Ajo ka shtuar se Vetëvendosje nuk do të zgjedhë Haradinajn, vetëm për ta zëvendësuar me Thaçin, por se duhet ndryshim radikal për të vendosur shtet.

Ndërsa, lidhur me zërat që po qarkullojnë se faktori ndërkombëtar në Kosovë po insistojnë që VV të mos jetë udhëheqëse e bisedimeve Kosovë-Serbi, Haxhiu ka thënë se në partinë e saj nuk janë të njoftuar për diçka të tillë./albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori