VV nuk e braktis Kuvendin
Driton Caushi
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në llogarinë e tij në Facebook me anë të një postimi ka konfirmuar se deputetët e Vetëvendosjes s`do ta braktisin Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancat plenare të Kuvendit, ne do ta bëjmë vlerësimin nga seanca në seancë”

” Sepse, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet që të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si psh. statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty për t’i bllokuar ato seanca, dhe do të jemi aty”, shkruan Çaushi.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të tij:

Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në ora 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016.

Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancat plenare të Kuvendit, ne do ta bëjmë vlerësimin nga seanca në seancë. Sepse, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet që të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si psh. statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty për t’i bllokuar ato seanca, dhe do të jemi aty.

Njëkohësisht, kërkojmë edhe njëherë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Kosovë. Janë 13 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë përfshirë këtu Glauk Konjufcën, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqin. Po ashtu, janë edhe gjashtë deputetë të VETËVENDOSJE!-s e një aktivist dhe dy deputetë të AAK-së që vazhdojnë të mbahen në arreste shtëpiake./Albeu.com/
Shtuar më 14/03/2016, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori