Qendra e Prishtinës e Lëvizjes “Vetëvendosje” përmes një performance para komunës së Prishtinës, akuzoi sot udhëheqjen komunale për shërbimet elementare të qytetarëve. Ata thanë se kryetari Isa Mustafa, nuk po i përmbush
premtimet e dhëna për tu ofruar qytetarëve ujë të pijshëm.
Më mbi shkrimin “Kryetar na thajte”, “U bëmë qull nga
premtimet e thata” dhe një shportë me rroba të
palara, enë të
palara dhe shishe të zbrazura, është aksioni me të cilën pjesëtarë të qendrës së Prishtinës të Lëvizjes “Vetëvendosje”, protestuan para komunës së Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012,
ora 14:06