Komuna e Drenasit, bazuar në raportin e Auditorit Gjeneral dhe të organizatave që merren me monitorimin e qeverisjes
komunale është kampion në keqpërdorimin e financave dhe mjeteve
publike komunale. Zyrtarët
komunal përkujdesen të ndajnë mjete të konsiderueshme për kategorinë mallra dhe shërbime gjatë hartimit të buxhetit
komunal.
Duke pasur një buxhet të madh në kategorinë për mallra dhe shërbime, zyrtarët
komunal kanë mundësi më të mëdha në keqpërdorimin e parasë
publike në telefona, darka e dreka, karborante dhe në gjëra të tjera, thotë Lëvizja Vetëvendosje.
"Shfrytëzimi i veturave zyrtare nga zyrtarët e komunës sonë pas orarit të punës dhe në fundjavë për qëllime
personale e partiake, tashmë është bërë dukuri e përditshme. Ky veprim i papërgjegjshëm i zyrtarëve
komunal është shkelje e rëndë e udhëzimit administrativ 2009/3 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili rregullon sferën e përdorimit të veturave zyrtare në komuna. Në Këtë udhëzim andministrativ thuhet qartë se e “drejta e përdorimit të veturave zyrtare lidhet me ushtrimin e aktiviteteve dhe veprimtarive
komunale, dhe jo me aktivitete partiake apo
personale”.
Lakmia e madhe e zyrtarëve
komunal për luks, tregon qartësisht mosinteresimin dhe pandjeshmërinë e tyre në raport me varfërinë dhe papunësinë e qytetarëve që po thellohet dita-ditës. Në vendet evropiane ku ka politikbërës të ndergjegjshëm, resurset
publike janë në funksion të interesit të pëgjithshëm. Në shumë qytete evropiane me mirëqenie të lartë sociale, udhëheqësit e tyre
komunal e përdorin transportin publik, madje edhe mjetet jomotorike
personale për të shkuar në vendet e tyre të punës" - thote VV.
Sipas VV-se, shfrytëzimi i resurseve
publike nga zyrtarët
komunal për qëllime
personale dhe partiake, e arrijnë pikun në kohën e fushatave elektorale. Ajo thkson se qytetarët janë dëshmitar se në të gjitha proceset elektorale janë shfrytëzuar egërsisht resurset
publike. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013,
ora 14:39