VV ndihet e rrezikuar nga Specialja
Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Rexhep Selimi, ka paralajmëruar se rikthimi i Demarkacionit do rikthejë gazin lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Selimi ka thënë se Gjykata Speciale është një gjykatë e padrejtë dhe se kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës do të duhej të ndihej i rrezikuar nga ajo.

"Lëvizja 'Vetëvendosje' do ta kundërshtojë deri në zhbërje Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe aktivitetet në këtë drejtim do të koordinohen edhe me subjektet e tjera opozitare për të mos e lejuar kalimin e kësaj Marrëveshjeje në Kuvend", ka thënë Selimi për "Zërin". /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori