VV: Ministër jeni vonuar, shitni Xhipat!(FOTO-LAJM)

Aksioni i sotëm “Ministër jeni vonuar shitni Xhipat” është aksion protestues që ka për qëllim demaskimin dhe ndërgjegjësimin e pushtetit dhe ministrit të shëndetësisë i cili me një profesion fisnik e human nuk ka arritur ta shëroj shëndetësinë por është kujdesur ta mbaj të sëmur dhe në koma qe organizohet nga Lëvizja Vetevendosje. Sipas saj, ky pushtet në vazhdimësi ka injoruar gjendjen e qytetarëve të Malishevës dhe komunave për rreth, lidhur me problemin e etheve hemorragjike që vetëm këtë vit mori jetën e 5 qytetarëve të Kosovës.

"Ethet hemorragjike vazhdojnë të jenë një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët në mëse 35% të territorit të Kosovës, zonë kjo që njihet si endemike. Kjo sëmundje shumë e rrezikshme me një shkallë të vdekshmërisë shumë të lartë, vazhdon të jetë një nga sfidat më tragjike në këto zona, sidomos në territorin e komunës së Malishevës dhe Rahovecit. Ne këto zona, rriqrat vitet e fundit janë shtuar me një masë të madhe, e si rrjedhojë edhe rreziku për pickime me pasojë sëmundjen dhe rrezikun me vdekje. Gjithashtu numri i të pickuarve dhe rasteve të konfirmuara nuk ka pësuar rënie, përkundrazi kemi rritje të numrit të pickimeve dhe rasteve me përfundim fatal. Duke parë situatën në teren, raste të tjera me përfundim fatal fatkeqësisht mund të priten akoma. Duke pasur parasysh këto fakte mundësia për një epidemi të mundshme me përmasa të mëdha është reale. Për këtë arsye ky problem nuk është vetëm një problem lokal, por është një problem i tërë Kosovës. Duke marrë parasysh se kjo sëmundje hyn në grupin e sëmundjeve bioterroriste, si rrjedhojë shteti jo vetëm qe duhet të ndihmojë, por duhet të alarmohet dhe të merr të gjitha masat për parandalimin e saj. Jo vetëm qytetarët, komuna apo një ministri e vetme, por e gjithë qeveria do të ishte dashur të mobilizohej" - thote VV-ja.

Vetëm në vitin 2013 deri në këtë moment janë të regjistruara rreth 2700 raste të pickimeve nga rriqrat, me 14 raste të konfirmuara me ethe hemorragjike, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona dhe të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të gjitha këto nuk ua kanë prishur qetësinë qeveritarëve të papërgjegjshëm që shëtisin me xhipa, duke injoruar problemin e qytetarëve të Malishevës dhe komunave për rreth. Lëvizja Vetëvendosje thekson se ashtu sikurse viteve tjera, vetem me paraqitjen e rasteve fatale verehet per disa dite apo jave nje gjoja mobilizim formal nga ana e qeverise, per tu harruar fare si problem, me largimin e sezones se rriqerave.

Sipas informatave te fundit ne kliniken infektive ne QKUK nuk ka me doza te ribavirines si mjeti i vetem kunder ketij virusi fatal. Gjithashtu mungojne edhe mjetet tjera me elementare per tu perballur me keta te semure duke rrezikuar edhe personelin shendetesore qe po merret me keto raste. Ky është skandal dhe ministri dhe kryeministri duhet të largohen për korrupcion dhe keqmenaxhim.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë vitin e kaluar përmes planit 5 pikësh kishte kërkuar që me urgjencë të trajtohet ky problem, por as sot e kësaj dite ai plan nuk u vu në zbatim dhe u injorua nga qeveria lokale e ajo qendrore. Ky fakt tregon edhe një herë se pushteti i kapur kujdeset vetëm për lluksin e tij dhe kur duhet fonde për popullin i injoron dhe shmanget"- thote VV-ja ne njoftimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2013, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori