VV-Lajçakut: Në takim me Kurtin nuk është përmendur Asociacioni
Lëvizja Vetëvendosje thotë se në takimin me emisarin e BE’së, Miroslav Lacakun, nuk ka qenë temë Asociacioni.

Ndryshe prej VV’së, Lajcak tha dje se në krejt takimet me liderë politikë në Kosovë është pajtuar për Asociacion, raporton Gazeta Express.

Postimi i plotë i zëdhenësit të VV’së

Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës

Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.
Shtuar më 16/10/2020, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori