Sherri në Kavajë, reagon policia: Po punojmë për kapjen e autorëve

Policia ka reaguar në lidhje mes sherrin mes disa personave në Kavajë dhe ka bërë me dije se autorët janë shpallur në kërkim.

Në njoftim bëhet me dije se shtetasi Danjel Habibi., dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B., kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por i kanë shkatërruar edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 


Shtuar 23.08.2023 21:39