A u takua me Grenell në Mynih, çfarë deklaroi Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar se pse nuk është takuar në Gjermani me të dërguarin e posaçëm amerikan për dialog, Richard Grenell.

Para mediave, i pari i qeverisë tha se në Mynih ka pasur shumë takime tjera.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë takime me diplomat e politikanë ndërkombëtarë brenda dy ditëve sa në këtë fundjavë që e lamë pas dhe mbrëmë jam kthyer rreth mesnatës dhe sot kemi shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë”.

“Përfitoj nga rasti që tua urojë të gjithëve dhe festofshim edhe shumë përvjetorë të tjera ky është përvjetori i parë i qeverisë sonë e cila e organizon këtë datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.


Shtuar 17.02.2020 14:57