E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
VV kundër politikanëve të Luginës: Po legjitimoni Zajednicën e Vuçiçit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të sotëm Këshilltarëve komunalë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët kanë miratuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës.

Në reagimin e Vetëvendosjes, thuhet se në këtë lloj mënyre, politikanët e Luginës vetëm sa e legjitimojnë “Republikën Serbe” në Kosovë.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (PMB) janë popullsi autoktone që vazhdojnë të jenë të shtypur, diskriminuar e të shfrytëzuar pavarësisht ndërrimit të qeverive në Beograd.

“Ata kanë të drejtë dhe detyrë që të organizohen dhe veprojnë për vullnetin, interesat dhe nevojat e tyre, për integrim e bashkim me njëri-tjetrin si dhe me Kosovën e Shqipërinë. Prandaj, ne e përshëndesim aktivitetin e tyre të sotshëm”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Mirëpo, PMB nuk do të duhej që ta kopjojnë e imitojnë Beogradin dhe as të kufizohen vetëm te reagimet ndaj tij.
“‘Zajednicën’ në Kosovë nuk e kërkuan serbët e Kosovës por Beogradi i cili do më shumë territor të Kosovës për Serbinë e jo më shumë të drejta për serbët në Kosovë.

Prandaj, politikanët shqiptarë në PMB duhet që njëkohësisht ta kundërshtojnë ‘Zajednicën’ e Vuçiqit me Mustafën në Kosovë e jo ta legjitimojnë atë me pasqyrim kërkese”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Për më tepër, sipas LVV-së, “kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duhet ta tërheq dhe ta shpallë të pavlefshme ‘Zahvalnicën’ që ia dha Vuçiqit para dy muajsh e të cilën nuk e publikoi asnjëherë se çfarë shkruante aty”.

“‘Zahvalnica’ e Ragmi Mustafës për Vuçiqin në Preshevë dhe ‘Zajednica’ e Isa Mustafës për të njëjtin në Kosovë janë të lidhura. Përderisa Kosova e Shqipëria si shtete nuk e vendosin reciprocitetin me Serbinë, nuk do të ketë reciprocitet të drejtash e kompetencash në terren te popullsia e pushteti lokal”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Albeu.com/
Shtuar më 12/09/2015, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori